Jan 7, 2017

Qytetarët kanë nevojë që institucionet të kujdesen për ta

Organet kompetente për pastrimin e rrugëve duhet të jenë plotësisht të angazhuar në shërbim të qytetarëve.Qytetarët i paguajnë gjatë tërë vitit, që ata kur të jetë e nevojshme të intervenojnë në kohë kur e lyp nevoja.
“Është e papranueshme që vetëm për pak orë sa ka rënë borë, gjysma e shtetit të bllokohet dhe të mos funksionojë, ky është me të vërtetë një absurd . Familje të tëra me fëmijë, janë ngujuar nga rrugët e pakalueshme. Të ngujuar janë fshatra të tëra dhe qytete. Me orë të tëra kanë qenë të bllokuara edhe koridoret kryesore në vend, dhe tani trafiku po funksionon me shumë vështirësi. Të mos flasim për grykat dhe malet,ku rrugët edhe në stinën e verës janë të rrezikshme nga rrëshqiitjet e tokës, lere më tani kur ka borë. Rekomandimet që të mos dalin nga shtëpia nuk mund të jetë një preventivë kryesore për trajtimin e gjendjes në kushte të reshjeve të borës./Goditja/

No comments:

Post a Comment